Diellza Kukaj: Mbështetja për bizneset është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Diellza Kukaj: Mbështetja për bizneset është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Diellza Kukaj me numër 12 ka vizituar Stone Castle, një histori suksesi në industrinë e verërave, e ndërtuar me përkushtim dhe vizion për të sjellë produktet e Kosovës në tregun ndërkombëtar.

Me një traditë të gjatë dhe investime të vazhdueshme në cilësi, Stone Castle jo vetëm që ka konsoliduar pozitën e saj në rajon, por ka depërtuar edhe në tregjet më të mëdha botërore, duke dëshmuar se prodhimi vendor ka potencial të jashtëzakonshëm, ka shkruar Kukaj në një postim në Facebook.

Ajo ka theksuar se mbështetja për biznese të tilla është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ne kemi nevojë për politika që fuqizojnë prodhuesit tanë, krijojnë lehtësira për eksport dhe nxisin investimet në sektorin e agrobiznesit. Vetëm kështu do ta bëjmë Kosovën një emër të njohur në botë për cilësinë dhe përkushtimin e prodhuesve të saj”, ka thënë Kukaj.

#AAK137 #diellzakukaj12 ✅

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025