Diellza Kukaj i fton deçanasit të votojnë Aleancën: Angazhim për zhvillim dhe siguri
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Diellza Kukaj i fton deçanasit të votojnë Aleancën: Angazhim për zhvillim dhe siguri
Kandidatja nga radhët e Aleancës për deputete, Diellza Kukaj, ka thënë se me votën për këtë subjekt politik, qytetari zgjedh sigurinë e familjes dhe zhvillimin e biznesit e sipërmarrjes së Kosovë.
Këto deklarata Kukaj i bëri me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore në Deçan, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një angazhim për ndryshim, zhvillim dhe siguri për qytetarët e Kosovës.
Në takimin me qytetarë, ajo përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka theksuar se mbështetja e qytetarëve në Deçan është dëshmi e besimit për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë, duke shtuar se Aleanca mbetet “shtëpi e madhe me rrënjë të forta”.
“Me Aleancën sot votojmë për sigurinë e familjes, për energjinë, për mundësinë e zhvillimit të biznesit e sipërmarrjes në Kosovë dhe për zhvillimin e jetës, që rinia dhe populli i Kosovës ta duan jetën në këtë vend”, deklaroi ajo.
Ajo falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe kërkoi mbështetje për kandidatët e Aleancës në zgjedhjet e 7 qershorit:
Ardian Gjini – nr. 1
Ramush Haradinaj – nr. 11
Diellza Kukaj – nr. 9
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.