Hasanpapaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hasanpapaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
Hasanpappaj
02/06/2026 - 19:36
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se problemet e vendit lidhen kryesisht me keqqeverisjen dhe mungesën e qasjes profesionale në institucione.

Ai rikujtoi një shprehje të njohur sipas së cilës “Kosova nuk është e varfër, por e vjedhur”, duke shtuar se sot më shumë i përshtatet qëndrimi se “Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur”.

“Atë që thonin dikur që Kosova nuk është e varfër por e vjedhur, tani është Kosova nuk është e varfër por e keqqeverisur. Në vend që të ketë epike profesionale, kanë metodë të veçantë propagandën emocionale, dhe nuk qeveriset me propagandë vendi. Po të lihet në njërën anë propaganda. Të përdorimin digjitalizimin në shërbim të shtetit, inovacioni dhe teknologjia siç e kemi paraparë ne këtë plan prej 130 pikësh, janë lehtësisht të realizueshme. Me prekte të mëdha që kanë të bëjnë me infrastrukturën, të përfundon autostradat kryesore. Kemi mbështetje për familjen.  Shtesat duhet të bëhen me ligj, paraja duhet të shkoj aty ku ka nevojë dhe jo të hidhet pa nevojë”, ka thënë Hasanpapaj në FIVE.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026