Diddy kacafytet me një të burgosur, përfundon në izolim
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Diddy kacafytet me një të burgosur, përfundon në izolim
didddy
24/07/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Reperi Diddy është përfshirë në një përleshje me një të burgosur tjetër në burgun federal ku po vuan dënimin në Neë Jersey dhe, pasi situata u qetësua, ai përfundoi në izolim, raporton TMZ, përcjell KosovaPress.

Sipas disa burimeve, këngëtari që emrin e vërtetë e ka Sean Combs, reagoi pasi i burgosuri tjetër e ofendoi.

Të dy u përleshën, duke u shtyrë dhe goditur njëri-tjetrin. Sipas burimeve, Diddy nuk u përmbajt gjatë sherrit, i cili u ndërpre shpejt nga personeli i burgut që ndau dy të burgosurit.

Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në izolim. Ende nuk dihet nëse vazhdon të jetë i izoluar, por thuhet se mund të përballet me pasoja disiplinore afatgjata.

Aktualisht, Diddy pritet të lirohet nga burgu në shkurt të vitit 2028, me kusht që të përfitojë ulje dënimi për sjellje të mirë. Nëse autoritetet e burgut arrijnë në përfundimin se ai ishte fajtor për incidentin, qëndrimi i tij në burg mund të zgjatet.

TMZ kontaktoi administratën e FCI Fort Dix, por një përfaqësues deklaroi: "Nuk jemi të autorizuar të zbulojmë apo të japim informacione të brendshme në lidhje me të burgosurit që ndodhen në kujdestarinë tonë. Këto informacione nuk janë të destinuara për publikun."

Edhe Byroja Federale e Burgjeve lëshoi një deklaratë për TMZ, duke theksuar se nuk komenton kushtet e vuajtjes së dënimit, çështjet disiplinore apo informacione të tjera që lidhen me të burgosur individualë, për arsye privatësie, sigurie dhe mbrojtjeje.

Përfaqësuesit e Diddy-t nuk kanë dhënë ende një reagim lidhur me ngjarjen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026