Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet mbi takimin e radhës të kryenegociatorëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se do të punojë për organizmin e takimit të radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se javën e ardhshme “do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, për të cilin ka thënë se “dëshiron ta organizojë në javët në vijim”.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qe nga viti 2011. Përveç në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qe nga shtatori 2023, kur ndodhi sulmi terrorist serb në Banjska, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.