Dhurata Dora, elektrizon skenën me performancen e saj (Video)
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ky vit padyshim që do jetë i këngëtares së famshme, Dhurata Dora.

Ajo është kujdesur që të sjellë shumë hite dhe falë suksesit të këngëve është më e kërkuara nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore.

Gjatë këtij sezoni veror, me publikimet në rrjetet sociale, shohim që artistja po grumbullon nëpër ambientet ku performon plot adhurues të muzikës ndërsa atmosfera është elektrizuese falë performances së saj. Njëjtë shihet edhe në një mbrëmje në Gjilan.

Edhe pse tejet e angazhuar me mbrëmjet muzikore, diva e muzikës po kujdeset që të lansojë edhe projekte të reja me të cilat po e “godet” tregun muzikor.

Kujtojmë që Dhurata është ndër të vetmet artiste që ka sjellë duete të shumta me artistë me famë botërore, si hiti me Soolking “Zemër” e cila është një super-hit.

Gjithashtu ka lansuar projekte edhe me të famshmit si INNA, Luciano, JAY1, Stteflon Don, Bausa dhe së fundmi projektin me RAF Camora të titulluar “Palma”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024