Dhuna në familje alarmante, 1883 viktima për 6 muaj
Lexohet për: 3 min.
Policia Prishtine Objekti foto nga Jasir Zeqiri (4)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vetëm në gjysmën e këtij viti janë raportuar 1805 raste të dhunës më familje, ku viktima ishin1475 gra dhe 408 meshkuj, e që ky vit pritet të jetë me numrin e rasteve më të mëdha të raportuara në tri vitet e fundit.

Sipas Policisë së Kosovë, në vitin 2021, ishin raportuar 2456 raste të dhunës në familje. Kurse, në vitin 2022, ishin raportuar 2764, ku kryesisht janë ndaj grave. Megjithatë, një numër i raste ngelet brenda katër mureve të shtëpisë. Kjo për shkak të jo efikasitetit të institucioneve në menaxhimin e këtyre lëndëve, dhe gjithashtu edhe për shkak të kërcënimeve të personave që ushtrojnë dhunë ndaj gruas.

Policia e Kosovës në një email për KosovaPress, tregoi se ndër vite ka realizuar fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje, duke potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar.

Policia thekson se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale, i ka ndihmuar që porosia e tyre të përhapet dhe të shkojë tek sa më shumë persona.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se viteve të fundit ka pasur një raportim më të madh të rasteve të dhunës në baza gjinore, kryesisht në familje.

Sipas saj, RRGK-ja i ofron viktimave të dhunës monitorim falas në gjykata, avokat i cili i përfaqëson ato në institucione kompetente dhe këshillim ligjor falas.

Breznica shtoi se njëra nga arsyeve që gratë nuk e raportojnë rastin është për shkak se shumë prej dhunuesve njohin persona në institucione e Kosovës dhe trajtimi i lëndës dhe raportimi është më i sikletshëm.

Ndërsa, psikologu Kristjan Halilaj, tha se dhuna psikologjikisht te gratë, fëmijët dhe meshkujt ndikon në zhvillimin psikologjik dhe emocional, në humbjen e vetëbesimit dhe në kujdesin e vetës.

Zgjidhja më e mirë sipas Halilaj, është zgjedhja e ëndrrave dhe luftimi për realizimin e tyre, pasi që njerëzit në ditët e sotshme kanë harruar ëndrrat, idealet dhe gjërat më të çmueshme që ata i frymëzojnë.

Ai shtoi se njëra prej problematikave në ditët e sotshme ku përballen gratë është edhe mungesa e informimit për një trajtim adekuat.

Halilaj iu sugjeron të gjitha grave dhe njerëzve të cilët janë të dhunuar, të kërkojnë ndihmë psikologjike në rritjen e vetëbesimit në mënyrë që t’i tejkalojnë këto varësi psikologjike ndaj dhunës.

Sipas Policisë, në vitin 2021, viktima të dhunës në familje ishin 2486 femra dhe 500 meshkuj. Kurse, në vitin 2022, ishin 2289 femra dhe 519 meshkuj.

Kosova ka 9 strehimore, të cilat veprojnë në regjione të ndryshme dhe viktimat e dhunës në familje apo në baza gjinore kanë një derë të hapur ku munden të kërkojnë ndihmë. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025