Pas daljes së pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj zytarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo nga forcat malazeze në kufirin e këtij vendi, ka reaguar kryeministri Dritan Abazoviq.
Sipas kreut të qeverisë malazeze, masat ndaj punonjësve të policisë janë marrë që nga momenti kur ka dalë videoja.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, ka thënë Abazoviq.
Dhuna ndaj ish-këshilltarit të Metës, Komiteti i Helsinkit ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm malazez, Filip Axhiq.
Profesor Petraq Milo teksa ka qenë duke pritur në radhë me automjet me familjen e tij, për të kaluar kufirin me Shqipërinë më 15 janar, është keqtrajtuar nga policia malazeze, video e cila është bërë publike nga mediat malazeze, shkruan Rtsh
Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka nisur hetimet, ndërsa ka sqaruar se të gjithë efektivët që kanë qenë të pranishëm në ngjarje janë identifikuar dhe po punon për vënien përpara përgjegjësisë së autorëve.