Dhuna dhe abuzimet në sport, dukuri shqetësuese, KOK-u organizon tryezën për vetëdijesim të federatave
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhuna në sport dhe abuzimet e ndryshme po konsiderohen te jenë dukuri mjaftë shqetësuese në mesin e federatave sportive në Kosovë. Për vetëdijesimin e federatave në këtë aspekt, Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar seminarin është pjesë e projektit për fushatën për edukimin e komunitetit sportiv për integritetin në sport.

Në këtë seminar ka ligjëruar njohësja e kësaj fushe, Anastasiya Khomutova nga Anglia e cila ka thënë se sporti i sigurt është një dukuri problematike për të gjitha shtetet.

“Nëse flasim për përkufizimin e sportit të sigurt, ajo ndjehet si mjedis atletik që është me respekt, i barabartë dhe i lirë nga çdo formë e ngacmimit dhe abuzimit që i bie se nuk kemi të bëjmë vetëm me doping dhe kurdisje, por kemi të bëjmë edhe me mungesën e abuzimit dhe dhunës ndërpersonale dhe ngacmimit, por pika kryesore këtu është se ngacmimet, abuzimet dhe dhuna ndërpersonale shfaqen në të gjitha sportet, në të gjitha shtetet...Disa sporte bëjnë më shumë sa i përket masave mbrojtëse, por kjo nuk do të thotë që shkelje nuk ekzistojnë, atje nuk ka shkelje dhe cenime, kjo është pika më sfiduese”, tha  Khomutova.

Ajo shtoi se mungesa e sanksioneve për shkelësit e këtyre parimeve në sport po sjellë edhe shtimin e numrit të rasteve të abuzimeve me sportistë.

“Problemi me shkeljet e masave mbrojtëse, apo ne si i trajtojmë ato raste është se nuk ka procedura të duhura të vendosura, apo nuk ka edhe pasoja për njerëzit të cilët janë autorët e këtyre veprave. Masat mbrojtëse është përgjegjësia e të gjithëve, është detyra dhe kujdesi që ne të krijojmë një mjedis të mirë që njerëzit të përfshihen në sport dhe është detyra jonë që ta raportojnë nëse diçka po ndodh, ose diçka nuk është në rregull...Janë dy aspekt këtu në ‘SafeGuarding”, e para është parandalimi që mos të ndodh, por nëse ka ndodhur diçka, atëherë ka të bëjë me reagimin ndaj asaj çfarë po ndodh.”, theksoi Khomutova

Ndërkohë, Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka thënë për KosovaPress se është e nevojshme që secila federatë sportive në Kosovë ta ketë zyrtarin e saj për integritet që do të ishte adresë e raportimit të këtyre rasteve.

“Qëllimi i seminarit të dytë është ndërgjegjësimi i federatave sportive që veprojnë në Kosovë për emërimin e zyrtarëve për integritet në federatat e tyre gjegjëse. Vetëm dy federata prej më shumë se 30 që funksionojnë në Kosovë vetëm dy i kanë zyrtarët për integritet, bëhet fjalë për Federatën e Futbollit të Kosovës që është federata më e madhe në Kosovë dhe Federata e Basketbollit të Kosovës, pra janë vetëm këto dy federata dhe nëpërmjet këtyre dy seminareve ne jemi munduar t’ua bëjmë të qartë nëpërmjet ligjërimeve të ndryshme se është shumë e rëndësishme secila federatë ta ketë zyrtarin për integritet ku personat të cilët kanë nevojë të raportojnë për dukuritë e ndryshme negative”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024