Dhoma e Tregtisë: Rritja e çmimit të energjisë elektrike rrezikon vendet e punës
Dëgjoje me zë...
Dhoma e Tregtisë: Rritja e çmimit të energjisë elektrike rrezikon vendet e punës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje sërish ZRrE-së që të mos shtrenjtojë energjia elektrike. Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mbajti mbledhjen për të vendosur për këtë çështje, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës. Veç tjerash, u ngrit shqetësimi edhe për procesin e shpejtë të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, për çka u kërkua që parlamenti të merret me këtë çështje.
Bizneset dhe qytetarët, u tha në konferencë për media, se nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve.
"Nga fillimi kemi qenë kundër, biznesi dhe vet qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve të cilat për 4 vitet e fundit nuk kanë arritur t’i rrisin kapacitetet e prodhimit të energjisë. I kemi këto blloqet e vjetra siç i kemi, në situata jashtëzakonisht të vështira janë duke punuar. Kemi parë edhe dje rënien e njërit bllok, i cili gati se shkaktoi telashe. Kemi gati se për çdo ditë njoftime nga KESCO që po rritet vazhdimisht kërkesa për import të energjisë elektrike dhe çmimet e tyre po shkojnë në miliona euro. Për katër vjet, institucionet kanë dështuar që të sjellin dështime të jashtme. Herën e fundit madje vendi jonë ka qenë i rrezikuar që të përfundojë edhe në arbitrazh shkaku i vendimit të shpejt dhe të pa konsultuar mirë me komunitetin e biznesit”, deklaroi ai.
Në konferencë për media, Ahmeti tha se bizneset janë në situatë të vështirë dhe se me vendime të tilla do të pësojë ekonomia e vendit.
Po ashtu, kryetari i kuvendit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Hamdi Malushaj ka shprehur shqetësimin lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.
Ai kërkoi që komisioni parlamentar ta shqyrtojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.
Kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është që bizneset me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim të detyrohen të kalojnë në treg të hapur.
Lami i plotë në sistemin me parapagim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.