Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi ka shpreh shqetësimin lidhur me mosveprimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me Terminalin Doganor “Fitorja” në Ferizaj për vazhdim të licencës.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për ri-licencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria në fjalë.
Tutje bëhet e ditur se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Qeveria saktësisht Ministria e Infrastrukturës që të ofroj zgjidhje për këtë çështje duke i dëgjuar kërkesat e bizneseve dhe agjentëve doganor dhe t’ia vazhdoj licencës e operimit Terminalit Doganor në Ferizaj, pasi mendojmë se kjo çështje ka të bëjë edhe me sigurinë e mallrave.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90 përqind të transportit rrugor”, thuhet në njoftim.