Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka akuzuar Beogradin zyrtar për diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.
Në një postim në rrjetin X, Bislimi ka thënë se ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazitë në institucionet vendimmarrëse.
Ai ka përkujtuar se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për dy vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm tre për qind të popullsisë së zonës.
“Angazhimi i Serbisë për të drejtat e pakicave është jo-ekzistues. Është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv”, ka porositur Bislimi.Serbia ka përcaktuar me ligj qe nga 2011 pasivizimin e adresës së banimit. Nëse vërtetohet se një banor nuk jeton në adresën e tij, merret vendimi për pasivizimin e saj.