Dhjetë vjet burgim ndaj të pandehurit P. Gj., për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes
Lexohet për: 3 min.
paraburgimi-1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues prej 10 vjet ndaj të pandehurit P. Gj., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 16 shkurt 2021 deri me datën 31 janar 2022, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I pandehuri P. Gj., akuzohet se “me datën 12 mars 2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, Komuna e Gjakovës, pikërisht afër shtëpisë së A. N., me dashje e ndihmon këtu të akuzuarin A. Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes pronësore me tani të ndjerin T. B., i cili ditën kritike së bashku me Z. K., dhe të akuzuarin P. Gj., ishin mbledhur të bisedojnë në odën e A. N., ashtu që i akuzuari P. Gj., me të arritur tek shtëpia e të dëmtuarit A.N., automjetin e tij të markës “ËV[1]Sharan”, me tabela të regjistrimit 07-...-.., e parkon pas automjetit të markës “Sander” me tabela të regjistrimit 01-...-.., i cili ishte i të ndjerit T.B., që ishte i pakuar në drejtim të lumit Drin, në të cilin drejtim nuk kishte dalje. Pasi nuk merren vesh mes veti, duke dal nga oda, i ndjeri T. B., ju kishte drejtuar me fjalët se “për këtë punë do të ju lajmërojë në Polici dhe Gjykatë”, dhe kishte hipur në veturën e tij e kishte kthyer në drejtim të Gjakovës me qëllim që të lëvizte për të shkuar në shtëpinë e tij, ashtu që ishte ndalur dhe po priste dhe kishte kërkuar nga i akuzuari P. Gj., që ta largonte veturën e tij, pasi pjesa tjetër e rrugës ishte me baltë dhe ishte një kanal i hapur dhe nuk kishte mundësi të lëvizte veturën e tij, i akuzuari me qëllim që ta pengonte lëvizjen e të ndjerit, nuk e largon veturën e tij të cilës ia kishte hapur derën e shoferit dhe po qëndronte aty, Faqe 2 nga 2 ngase ishte në dijeni se i akuzuari A. po vinte nga shtëpia, pasi që përmes numrit të telefonit 044-...-..., e kishte thirrur këtu të akuzuarin A. duke e njoftuar dhe duke i thënë se “jam tek shpija e A. N.”, ku i akuzuari A. me atë rast e kishte marr pushkën automatike dhe kur arrin tek vendi i ngjarjes fillimisht gjuan në drejtim të automjetit tani të ndjerit, i cili pasi del nga automjeti për tu larguar gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dhe pas kryerjes të vrasjes, i akuzuari P. Gj., me automjetin e tij së bashku me të akuzuarin A. largohen nga vendi i ngjarjes””, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025