Dezinformatat, "mediat serbe stimulojnë narrativën se serbët në Kosovë janë të kërcënuar"
Lexohet për: 2 min.
konferenca-180723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tema e veriut të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi, kanë qenë dy nga temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe. Kështu thotë raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”. Kjo situatë është monitoruar gjatë gjashtë muajve të këtij viti dhe gjashtë muajve të fundit të vitit paraprak. Po ashtu, u theksua se përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale janë në vendin e dytë pas politikës dhe të njëjtat janë shpërndarë nga media dhe publikues të ndryshëm në gjuhën shqipe.  

Festim Rizanaj nga Hibrid.info tha se ky raport pasqyron gjendjen e çrregullimit informativ gjatë periudhës janar-qershor 2023, duke bërë analizë krahasimore me gjashtë mujorin e fundit të vitit paraprak.  

Në prezantimin e këtij raporti, autori Shkëlzen Osmani tha se tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe është për të krijuar përmbajtje të vlerësuara si “clickbait”.

Po ashtu, theksoi se dezinformatat shpërndahen më shumë kur ka ngjarje politike.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bveriu-dhe-raportet-kosove-serbi-temat-me-te-cilat-keqinformuan-me-se-shumti-mediat-serbe/

Pas politikës, mediat në Kosovë kanë keqinformuar në masë të madhe edhe për çështjet sociale.

Osmani njoftoi se policia është nga institucionet më të përfolura, ku mediat serbe kanë shkruajtur për masat e tyre. Po ashtu, theksoi se kryeministri Albin Kurti ka qenë personaliteti më i përfolur.

Në raport kërkohet miratimi i Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur për Media, duke përfillur rekomandimet e Komisionit Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024