Detaje nga shpërthimi i bankomatit, gjuajtja me armë dhe tentimi për grabitjen e parave
Lexohet për: 1 min.
1 . Uniforma e Policise (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të dyshuar të pa njohur me lëndë plasëse, kanë shpërthyer bankomatin e një banke private në Ferizaj, ku edhe janë dëmtuar dy bankomatë tjerë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite dhe të dyshuarit kanë tentuar të grabisin para.

“Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47. Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025