Dështon votimi i projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor
Lexohet për: 1 min.
foto kuvend
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim të amendamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Në seancën e sotme plenare nuk arriti të miratohet në parim as projektligji për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë.

Kuorum nuk pati as për projektligjin për provimin e maturës shtetërore.

Ndërkaq, me 61 vota për është miratuar në parim Projektligji për të Huajt. 

Me kërkesë të kryetarit të Komisionit për Sport, Ardian Gola, Projektligji për Sport është kthyer sërish në komision për ndryshime teknike.

Me 57 vota për, kundër dy deputetë, abstenim dy dhe një deputet nuk ka votuar fare, është miratuar statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024