Dështon sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezervën shtetërore
Lexohet për: 2 min.
Komisioni-Hetimor-101023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk është konstituar as pas tentativës së tretë shkaku i mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi në këtë komision, Rashit Qalaj ka përsëritur sërish nevojën për konstituimin e këtij komisioni.

Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar partinë në pushtet për pengesën që po e bënë për të konsitituar këtë komision.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Rexhepi-Bunjaku tha se veprimet e pozitës në këtë rast janë të papranueshme.

Sipas saj, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka humbur interesimin që e kishte sa ishte në opozitë që t’i qojë hajnat në burg.

Mes tjerash, Bunjaku tha se e vetmja derë është bashkëpunimi me media në këtë drejtim.

Ndërkaq, deputetja tjetër nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica ka propozuar që mbledhja e radhës të mbahet të premten, ndërsa sot t’i dërgohet ftesa.

Me këtë u pajtua edhe kryesuesi i këtij komisioni, Qalaj.

Kujtojmë se, gjatë javës së kaluar ka pasur dy tentativa për konstituimin e këtij komisioni, i cili pritet të hetojë keqpërdorimet e pretenduara me rezervat shtetërorë në ministrinë e drejtuar nga Rozeta Hajdari. /E. Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025