S'ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Lexohet për: 1 min.
Komisioni per ekonomi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kjo për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në votim të rendit të ditës.

Në rend dit ka qenë e paraparë të miratohet projekt-rezoluta për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2022 dhe shqyrtimi i planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit dështon mbledhja.

Ai tha se mbledhja e radhës së  Komisionit pritet të mbahet pas Vitit të Ri.

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas Vitit të Ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala. /E.Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025