Dështoi me Messin, Al Hilal tani kërkon Neymarin
Lexohet për: 1 min.
6-Neymar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra arabe Al-Hilal thuhet se ka kontaktuar me agjentin e Neymar për një transferim të mundshëm gjatë verës pasi nuk arriti të nënshkruajë mebashkëlojtarin e tij në PSG, Lionel Messi.

Al-Hilal mësohet se dërgoi një delegacion në Paris të premten për të "testuar ujërat" me agjentët e Neymar për një marrëveshje të mundshme, raporton “CBS Sports”.

Raporti thotë se braziliani mund të pranojë një marrëveshje të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos me Al-Nassr në dhjetor, e cila thuhet se kap vlerën e 200 milionë eurove në vit, përcjellë KosovaPress.

Al-Hilal janë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë euro për Neymar, me Paris Saint-Germain të vendosur të pranojë një humbje të madhe në fondin e tyre pasi kishin paguar 222 milionë euro për sulmuesin në vitin 2017.

PSG nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për 31-vjeçarin, i cili ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme dhe aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kyçit të këmbës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025