Dështimet e mbajtjes së mbledhjeve të Komisionit hetimor, Muja: Deputetë nga opozita mungojnë shpesh
Lexohet për: 2 min.
vv-konff---NEW
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e partisë në pushtet kritikuan ata opozitarë për neglizhencë dhe mospjesëmarrje të rregullt në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Sipas tyre, me fajin e pozitës do të vonohet draftimi i raportit për këtë komision.

Në një konferencë për media, anëtari i këtij komisioni nga lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja tha se i kanë tërhequr vërejtjen kryetarit Shemsedin Dreshaj për neglizhencë në ecjen përpara të procesit.

Ai tha se anulimi i mbledhjeve të fundit nga Dreshaj, ishin bërë me qëllim që t’i pamundësohen intervistomi i dëshmitarëve gjatë fazës ë hetimeve, të cilët ishin të propozuar nga pozita.

Deputeti Muja ka kritikuar deputetët nga pozita për mospjesëmarrje në mbledhjet e mbajtura. Ai tha se zëvendëskryesuesi i këtij komisioni, Adrian Kastrati ka marrë pjesë vetëm 7 herë nga 18 mbledhje të mbajtura.

Ndër të tjera, Muja potencoi se deputetë e pozitës kanë marrë pjesë në 80 për qind të mbledhjeve.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit nga LVV-ja, Arjeta Fazliu tha se në shkresën e dërguar përmes  emalit nga kryesuesi Dreshaj drejtuar anëtarëve të komisionit, evidentohen tri pasaktësi.

Derisa citoi Dreshajn derisa përmendi arsyet pse ky i fundit kishte vendosur që komisioni hetimor të vazhdoj mbledhjet nga shtatori i këtij viti, ajo potencoi se ato arsyetime nuk qëndrojnë.

Të martën ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për tekstet shkollore për shkak të mungesës së kuorumit. Edhe të martën munguan deputetët opozitarë, përfshirë kryesuesin e komisionit, deputetin Shemsedin Dreshaj dhe zëvendëskryesuesin, deputetin Ardian Kastrati. Për këta dy të fundit, deputetë të pushtetit thanë se kanë bërë referim te seanca plenare për mospërmbushje të detyrave parlamentare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/muja-akuzon-opozitaret-per-sabotim-te-punes-ne-komisionin-hetimor-per-tekstet-shkollore

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024