Dëshmitari: UÇK dëshironte të dukej e organizuar, ushtarët kishin ndjesi të lartë patriotike
Lexohet për: 3 min.
deshmitari
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon për të dytën ditë me radhë dëshmia e ish-oficerit britanik, Douglas Young, i cili është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. Shqiptarët në Kosovë ai i ka quajtur njerëz me karakter të fortë kombëtar që sipas tij ndjesia e madhe patriotike ishte shumë e dukshme.

Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati Geoffrey Roberts, dëshmitari ka thënë se UÇK prezantohej në mënyrën më të mirë të mundshme para ndërkombëtarëve me qëllim që e njëjta të shihej organizatë e fortë me të cilën mund të negociohej.

Sipas dëshmitarit, paraqitja e organizmit të UÇK-së ishte në nivel të ekzagjeruar.

"Mund të them që nga marrëdhëniet e mija të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët e UÇK-së pas luftës ishte pjesërisht për shkak të karakterit kombëtar e psikologjisë kombëtare të tyre që ata dëshironin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe si përfaqësuese e fortë kombëtare nëse mund ta them këtu. Kishin një karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të madhe të lartë patriotike dhe kjo ishte shumë e dukshme" , ka thënë ai.

Dëshmitari ndërkombëtar i cili kishte shërbyer me mision diplomatik në Kosovë, është përgjigjur edhe në pyetjet për 10-shin e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk kishte njohuri nëse 10-shi ishte person apo departament.

Douglas Young po dëshmon për periudhën e luftës në Kosovë dhe ngjarjet që lidhen me Ymer Xhafiqin që sipas tij ishte mbajtur i ndaluar.

Gjatë kësaj dëshmie, Young gjithashtu ka thënë se ka pasur njohuri se janë zhvilluar biseda në mes të përfaqësuesve të UÇK-së dhe ndërkombëtarëve derisa konfirmoi se e dinte se ato mund të zhvilloheshin edhe jashtë Kosovës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Dëshmitari i 25-të ka shërbyer në kuadër të misionit Vëzhgues Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, pastaj edhe misionit të OSBE-së. Ai ka thënë se është kthyer në Kosovë edhe pas luftës, kësaj radhe si pjesë e KFOR-it.

Në prezantimin e tij nga prokuroria është thënë se dëshmitari ka bashkëpunuar me UÇK-në për gjetjen e personave sipas tyre të rrëmbyer nga UÇK.

Douglas Young është dëshmitari i tretë ndërkombëtar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe në seancë të hapur për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025