Dëshmitari: Personat e ndaluar u larguan me traktor nga Bajgora
Lexohet për: 2 min.
deshmitari-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në pjesën e dytë të seancës kundër Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i tetë i Zyrës së Prokuronit të Specializuar (ZPS) ka folur për periudhën kur sipas tij është larguar nga fshati Bajgorë. Sipas tij, nga aty ishin evakuuar me traktor edhe personat që ai pretendon se ishin mbajtur në qendër ndalimi.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në mesin e shtatorit kur sipas tij është evakuuar e gjithë Zona Operative e Llapit, meqë siç ka thënë ai, fshati ishte pushtuar nga forcat serbe.

https://kosovapress.com/admin/avokati-i-thacit-kundershton-pyetjen-e-prokurores-jane-spekulime/

Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurores Silvia D’Ascoli, dëshmitari me kodin 4323, ka thënë se traktori në fjalë ruhej nga policia ushtarake.

Pas kësaj seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun.

Kjo është dita e parë e dëshmisë së dëshmitarit të tetë të ZPS-së në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Katër të akuzuarit po marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/deshmitari-i-zps-se-pretendon-se-ne-bajgore-kishte-qender-ndalimi-ku-mbaheshin-civile/

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025