Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i parë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Dëshmitari me numrin 7 në këtë çështje gjyqësore, i cili është staf i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e ka nisur dëshminë e tij të premten nën masa mbrojtëse.
“Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë, unë nuk e dija se sa çështje në fakt do të materializoheshin për pengim të drejtësisë, si përfundim patëm vetëm tre çështje për pengim dhe unë nuk mund të ua specifikoj ju sa burime kemi pasur ne për çështjen 10, 12 apo 11. Edhe të gjitha këto ishin të ndërlidhura me çështjen 06”, ka thënë ai.
Këtë përgjigje ky dëshmitar e ka dhënë gjatë kundërpyetjeve të avokates së Hashim Thaçit, Sophie Menegon. Në fillim të seancës, ajo gjithashtu i tha dëshmitarit se a e ka lexuar dosjen e prokurorisë dhe mbrojtjes dhe nëse ka pasur qasje në dokumentet e kësaj çështje gjyqësore.Tutje, në seancë publike, dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore ka pohuar se dëshmitarët kontaktoheshin rregullisht nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Gjatë kundërpyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, dëshmitari tha se Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi janë intervistuar lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në këtë rast.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...