Deshi të fusë kokainë e marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet i dyshuari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deshi të fusë kokainë e marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet i dyshuari
burgu i dibraves
23/03/2026 - 10:27
Linku u kopjua

Një person është arrestuar nga policia, të dielën në Dubravë të Istogut, pasi dyshohet se tentoi të fusë drogë brenda burgut që ndodhet në këtë vend

I njëjti provoi që përmes rrugëve ilegale t’i dërgojë një personi që vuan dënimin në këtë institucion korrektues, 24 gram marihuanë dhe 17 gram kokainë.

Pasi e hetoi dhe e kapi për posedim të paautorizuar të narkotikëve, policia i bëri këtij të dyshuari edhe një kontroll në shtëpi, ku edhe gjeti e konfiskoi sasi tjetër të drogave – 10.3 gramë kokainë dhe 36.8 gram marihuanë. Po ashtu, atij iu morën edhe një peshore elektronike, dy telefona celularë, një fishek dhe dokumente të tjera që lidhen me rastin.

Rasti, siç raporton policia, është duke u hetuar nga organet kompetente. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026