Obiliqi do të bëhet me objekt të ri të QKMF-së, nënshkruhet kontrata për ndërtim
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Obiliqi do të bëhet me objekt të ri të QKMF-së, nënshkruhet kontrata për ndërtim
Halil Thaci
01/07/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), projekt që synon të përmirësojë kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, objekti i ri i QKMF-së është një investim i shumëpritur, i cili do të krijojë hapësira moderne dhe më funksionale për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Komuna ka bërë të ditur se të premten, në orën 15:30, do të vendoset gurthemeli i projektit në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesve të tjerë institucionalë.

Me vendosjen e gurthemelit do të nisë zyrtarisht ndërtimi i objektit të ri, i cili pritet të avancojë infrastrukturën shëndetësore në komunën e Obiliqit dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarët.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026