Dërgohet në ShBA prova kryesore për vrasjen e Donjeta Pajazitaj
Lexohet për: 1 min.
donjeta
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prova kryesore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekzaminim.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi për KosovaPress se prova është dërguar përmes Ambasadës Amerikane dhe pas pranimit të raportit do të kryejnë veprimet ligjore për gjetjet e tij.

“Kjo provë është dërguar më herët në shtetin e Turqisë mirëpo nuk kemi pranuar rezultate të detajuara me ç’rast është dashur të dërgohet në ShBA. Ne jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha Nikçi për KosovaPress.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 2015, i dyshuari i vetëm, kushëriri i viktimës, Naser Pajazitaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në korrik të 2019.

Ky dënim ishte zbutur nga Gjykata e Apelit në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 35 vjetësh.

Në prill të këtij viti, Gjykata Supreme e kishte liruar nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025