Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes AC Milanit dhe Interit, ndeshje kjo që njihet ndryshe si “Derby della Madonnina”.
Në xhiron e fundit të kampionatit italian, Milani barazoi pa gola me Sassuolon, kurse Interi e mposhti 3:1 Cremonesen, përcjell KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Florenzi e Krunic, kurse te Interi mungojnë Dalbert dhe Lukaku.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Correa, Martinez