“Derby della Madonnina”, formacionet e mundshme të Milanit dhe Interit
Lexohet për: 1 min.
2-Derby della Maddonina
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00, tifozët e futbollit italian në veçanti ata të Milanit dhe Interit, do të jenë në emocione të mëdha.

“San Siro” do të jetë sonte nikoqirë i “Derby della Madonnina”, ku kampioni i Serie A, AC Milan në rolin e vendasit pret në shtëpi rivalin e përbetuar, Interin, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani barazoi pa gola me Sassuolon, kurse Interi e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Cremoneses.

Momentalisht, pas katër xhirove të zhvilluara, Milani zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, krahas Interit që renditet i treti në tabelë me nëntë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në Ibrahimovic, kurse për Inzaghin do të mungojnë Dalbert dhe Lukaku.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

18:00 AC Milan – Inter (Stadiumi San Siro)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024