Më pak se një muaj pasi i tregoi derën Antonio Contes, Tottenhami është me trajnerin e tretë të sezonit Ryan Mason, që do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të Cristian Stellinit, deri në fund të sezonit.
Humbja e tyre e turpshme 6:1 nga Newcastle të dielën u përshkrua si 'krejtësisht e papranueshme' nga kryetari Daniel Levy, i cili ka vepruar shpejt në një përpjekje për të ringjallur shpresat e pakësuara për top katërshen e Premier Ligës, raporton KosovaPress.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë gjashtë pik pikë në tabelë, ku United zë vendin e katërt me 59 pikë, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e shtatë me 53 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Bissouma, Emerson Royal, Sessegnon dhe Lloris, kurse te United mungojnë Garnacho, Greenwood, Heaton, Jones, Martinez, Varane, van de Beek dhe McTominay.
Tottenham (3-4-2-1): Forster; Lenglet, Dier, Romero; Perisic, Hojbjerg, Skipp, Porro; Son, Richarlison; Kane
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Shaw, Dalot; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford