Derbi katalanas në qendër të vëmendjes në La Liga
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi katalanas në qendër të vëmendjes në La Liga
FC Barcelona pret rivalin lokal RCD Espanyol në derbin katalanas, në një ndeshje shumë të rëndësishme për garën në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick hyn në këtë përballje pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid, por mbete lidere e kampionatit me një epërsi të konsiderueshme dhe synon të rikthehet menjëherë te fitoret.
Në anën tjetër, skuadra e Espanyolit vjen në këtë sfidë në formë të dobët, pasi nuk ka arritur të fitojë në shumë ndeshje radhazi dhe aktualisht ndodhet në mesin e tabelës. Megjithatë, derbi mbete gjithmonë i paparashikueshëm dhe mysafirët synojnë të befasojnë rivalin.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-2-3-1): J. Garcia; Araujo, Cubarsi, Martin, Balde; E. Garcia, Gavi; Bardghji, Lopez, Rashford, Torres.
Espanyol (4-4-2): Dmitrovic; El Hilali, Calero, Cabrera, Romero; Ngonge, Gonzalez, Lozano, Dolan; Exposito, Fernandez.
Ndeshja do të zhvillohet sot më 11 prill në stadiumin “Spotify Camp Nou”, nga ora 18:30.
KosovaPress