Derbi i titullit, formacionet zyrtare Manchester City - Arsenal
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi i titullit, formacionet zyrtare Manchester City - Arsenal
New Project - 2026-04-19T134923.839
19/04/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Sot në orën 17:30, stadiumi "Etihad" do të jetë qendra e botës së futbollit, ku kampionët në fuqi të Manchester City do të përballen me liderët aktualë të Arsenalit në një sfidë që mund të përcaktojë fatin e titullit kampion për këtë sezon.

Me "Gunners" që gëzojnë një avantazh prej gjashtë pikësh në krye të tabelës, kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme; një fitore e Cityt do të rihapte plotësisht garën, ndërsa një sukses i mundshëm i djemve të Mikel Artetës do t'i dërgonte ata drejt një shkëputjeje ndoshta të pakthyeshme.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me dy skuadrat që kanë zbritur në fushë me formacionet më të mira të mundshme për të kërkuar lavdinë në këtë xhiro të 33-të.

Formacionet zyrtare:

Manchester City (4-2-3-1): Donnarumma; O'Reilly, Guehi, Khusanov, Nunes; Rodri, Silva; Doku, Cherki, Semenyo; Haaland.

Arsenal (4-3-3): Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Odegaard, Zubimendi, Rice; Madueke, Havertz, Eze.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026