Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i finales së FA Cup mes Manchester Cityt dhe Manchester United, ndryshe i njohur si derbi i qytetit të Manchesterit.
City tanimë është kampion i Premier Ligës dhe do të synojë që ta mbyllë sezonin edhe me trofeun e FA Cup, ndërsa United kërkon me çdo kusht triumfin sot që ta mbyllë sezonin të paktën me një trofe, raporton KosovaPress.
Fakt interesant është që Pep Guardiola e ka mposhtur Manchester Unitedin plot 15 herë si trajner.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te City do të mungojë portieri brazilian Ederson, kurse te United nuk do të paraqiten Maguire, Malacia dhe Shaw.
Manchester City (4-2-3-1): Ortega; Walker, Stones, Ake, Gvardiol; Rodri, Kovacic; Silva, De Bruyne, Foden; Haaland
Manchester United (4-2-3-1): Onana; Wan-Bissaka, Martinez, Varane, Dalot; McTominay, Amrabat; Fernandes, Mainoo, Garnacho; Rashford