Deputetja ukrainase tregon gjerdanin e bërë nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
272085481_10166885969090377_2144246242743078160_n-768x1024
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko ka shpërndarë në rrjete sociale një video të një gjerdani të bërë nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, që e kishte pranuar dhuratë nga një koleg.

Ajo ka shkruar se nuk i kishte shkuar në mendje se brenda pak javësh do të përballej me dëshmi të përdhunimit të grave dhe vajzave të Ukrainës.

“Një muaj më parë një koleg në @PACE_News ma dha këtë gjerdan të bërë nga të mbijetuarit e përdhunimit të #Kosovës. Nuk dyshoja se brenda pak javësh do të përballesha me dëshmi të tmerrshme të grave dhe vajzave të #Ukrainës të përdhunuara, të abuzuara dhe të ekzekutuara”, ka shkruar ajo sipër videos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025