Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nuk pret që të ketë përparim në dialog, pavarësisht intensifikimit të procesit në nivel të kryenegociatorëve. Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e sekuencimit të propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Deputetja opozitare i konsideron të parëndësishme kushtet e kryeministrit Albin Kurti në dialog të paraqitura javë më parë në Bruksel, derisa akuzon edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ka dështuar në diplomaci.
Musliu-Shoshi në një intervistë për KosovaPress deklaron se dialogu ka ngecur edhe për shkak të qasjes destruktive të Serbisë, derisa thekson se nuk pret të ketë lëvizje edhe nga ana kosovare për shkak se ky vit sipas saj është vit zgjedhor në vend.Sipas saj, kushtet e Kurtit të paraqitura në Bruksel, ku kërkon nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, tërheqjen e letrës së ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar BE-së si dhe dorëzimin e Milan Radoiçiq në Kosovë bien në ujë derisa po vazhdojnë takimet në nivel të kryenegociatorëve në kryeqendrën evropiane.
Ajo kritikon ekzekutivin se ka pranuar një Asociacion që do të sjell autonomi për komunitetin serb në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...