Deputetja britanike: Është jetike të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
alicia vjosa
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja britanike Alicia Kearns është takuar në Britani me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë. 

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar deputetja Alicia Kearns.

Presidentja Vjosa Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024