Deputeti i LVV-së: Nuk do të votojë buxhetin për vitin 2023
Lexohet për: 1 min.
kuvendi-6
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2023.

Në seancën e sotme plenare, deputeti Humolli tha se ky buxhet nuk mbështetë pjesëtarët e FSK-së, dhe injoron veteranët dhe familjet e kategorive të dala nga lufta.

“Jam deklaruar edhe para pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të votojë këtë buxhet, për arsye të thjeshtë se nuk ka të drejtë askush të anashkalojë këto vlera, kur ne shohim se Serbia vlerën e luftës së humbur në vitin 1400 i motivon popullatën e vete me qëndruar Kosovë dhe luftuar kundër saj. Kurse ne për njerëzit e gjallë, familjet e gjalla të cilat janë ne i injorojmë. Ky injorim duhet të ndërprerët dhe besoj se në leximin e dytë duhet që ndryshohet kjo qasje në raport me këtë kategori”, tha ai./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024