Deputeti i LVV-së: Është ofruar baza për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
rrustemi-210523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi deklaroi se Qeveria e Kosovës është duke punuar për të gjetur një mekanizëm të duhur që i garanton komunitetit serb një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit. Sipas tij, përmes draft-vizionit për Asociacionin është ofruar baza e tij dhe tani përmes dialogut palët duhet të pajtohet për realizimin konkret të tij.

Rrustemi në një intervistë për KosovaPress tha se ndërmjetësuesit e dialogut duhet të kenë të qartë se sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi duhet të jetë për secilën pikë dhe jo të fokusohet vetëm te neni shtatë, ku flitet për vetëmenaxhim.

“Ne e kemi ofruar bazën dhe tash është pjesë e dialogut, takimeve që do të ndodhin në funksion të realizimit konkret. Baza është prezantuar dhe është e qartë, por palët duhet të pajtohen”, theksoi Rrustemi.

Deputeti i mazhorancës i vlerësoi edhe mesazhet amerikane që u dhanë gjatë kësaj jave për Asociacionin.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur draft-vizionin e Asociacionit gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel. Draft-vizioni ka ardhur si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin kryeministri Kurti e ka refuzuar, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./E.Zeqiri/

https://kosovapress.com/admin/pdk-kerkon-disktime-mbi-modelin-kroat-per-vetemenaxhimin-e-serbeve/
https://kosovapress.com/admin/nje-emer-tjeter-per-asociacionin/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bescobar-nga-senati-asociacioni-nuk-e-prek-kushtetutshmerine-e-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/ambasadori-gjerman-drafti-me-i-mire-i-asociacionit-mund-te-pergatitet-nga-kosova/
https://kosovapress.com/admin/osmani-pikenisja-per-asociacionin-duhet-te-jete-kushtetuta-e-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025