Deputeti ekstremist francez Nicolas Bay ofendon luftën e UÇK-së, vijnë reagimet të ashpra, kërkohet që të shpallet person non-grata
Lexohet për: 3 min.
FRA : PRESIDENTIELLE 2022 : Conference de presse de Marine LE PEN
2 vite më parë
Linku u kopjua

Politikani francez i së djathtës ekstreme Nicolas Bay që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian me anë të disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bay me anë të një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e quan terroriste.  "Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së", shkruan ai në Twiiter.

Bay gjatë takimit me Sava Janiqin në Manastirin e Deçanit ka thënë se prezenca e murgjërve serb aty është më se tetë shekuj. Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklarata e Bayit është raciste e llojit të Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviqit.  "Çfarë deklararë absurde, një gënjeshtër dhe një qëndrim racist. Me siguri Prizreni është evropian, por ti Nicolas sigurisht që nuk jeni. Ju i përkisni botës Putiniste, Millosheviqiane të errësirës dhe vdekjes. Shkoni dhe kërkoni falje në Katedralen të Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare", thuhet në reagimin e Selimit.

Sipas ish-ambasadorit Edon Cana, ky politikan duhet të shpallet non-grata nga Qeveria e Kosovës, pas deklaratave të tilla. "Manastiri i Deçanit me Sava Janjiqin është simbiozë e pandashme e së djathtës ekstreme evropiane. Kjo është e turpshme dhe duhet dënuar menjëherë nga qeveria jonë. Për më tepër, pse ky person nuk është tashmë në listën persona non-grata. Dëbimi dhe dënimi publik duhet të ndodhë tani", shkruan Cana.

Deputetit francez i së djathtës ekstreme Nicolas Bay i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024