Deputetëve u kërkohet të votojnë pro ligjit për pagën minimale
Lexohet për: 5 min.
Kuvendi1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nëntëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile dhe sindikata të punëtorëve me rastin e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Punëtorëve, u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro ligjit të ri për pagën minimale.

Këto organizata konsiderojnë se është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa e sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesor që ndikojnë në mirëqenie. Prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni pro ligjit të ri për pagën minimale. Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 maj

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, Ju drejtohemi për çështjen urgjente të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale në Kosovë. Ky Projektligj ka ngecur që nga qershori i vitit 2022, që nënkupton se e ka tejkaluar afatin procedural kur do të duhej të hidhej në votim të dytë.

Duhet theksuar se niveli i pagës minimale sot në Kosovë, i caktuar për herë të parë dhe të fundit në vitin 2011, nuk është as për së afërmi në përputhje me zhvillimet ekonomike, e veçanërisht me rritjen galopante të inflacionit gjatë vitit të kaluar, rritje kjo që po vazhdon edhe këtë vit.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-prezantoi-vleren-e-koeficientit-105-euro-per-vitin-2023/

Kjo e ka vështirësuar jetën e qytetarëve, sidomos ata që jetojnë në varfëri. Po ashtu, Kosova sot e ka pagën më të ulët minimale në rajon, duke e pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit tashmë kanë marrë masa e vendime që e kanë rritur pagën minimale.

Projektigji i propozuar për pagën minimale është një hap drejt garantimit që të gjithë punëtorët në Kosovë të paguhen me një pagë më të drejtë dhe që reflekton koston e jetesës. Ndonëse i pamjaftueshëm, ky ligj do të ofrojë lehtësim shumë të nevojshëm për punëtorët me paga të ulëta për ta përballuar jetesën, si dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë dhe pabarazisë.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ligji-i-pagave-sjell-barazi-dhe-ndershmeri-per-pagat-mes-kategorive/

Përkundër shqetësimeve se paga minimale mund të ketë ndikim negativ në konkurrueshmërinë e bizneseve, hulumtimet dhe përvojat e shumë ekonomive kanë dëshmuar se bizneset në të vërtetë përfitojnë nga rritja e pagës minimale, meqë kjo e rrit produktivitetin e punëtorëve të tyre, e rrit konsumin e përgjithshëm shoqëror, si dhe e redukton braktisjen e vendeve të punës nga punëtorët gjë që e stabilizon biznesin në përgjithësi. Shtoja këtu edhe përballjen me problemin akut në Kosovë e rajon – migrimin – fenomen ky që drejtpërdrejt po i godet dhe do t’i godas bizneset e Kosovës përmes mungesës së fuqisë punëtore.

Ne konsiderojmë që është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa e sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesor që ndikojnë në mirëqenie.

Prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni pro ligjit të ri për pagën minimale.

https://kosovapress.com/admin/paga-minimale-procedohet-brenda-vitit-opozita-kerkon-veteranet-ne-ligj/

Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Faleminderit për përkushtimin Tuaj për këtë çështje urgjente.

27 Prill 2023, Prishtinë

Sinqerisht,

 Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari

 Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të IPKO

 Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova

 Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës

 Advocacy Training & Resource Center – ATRC

 Community Development Fund - CDF

 Green Energy Kosova

 Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS

 Instituti Cilësor për Hulumtime dhe Trajnime – iCHat

 OJQ Gruaja Hyjnore

 OJQ LENS

 OJQ Zana

 Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ

 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – KCSS

 Qendra për Politika dhe Avokim – QPA

 QIKA

 Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës - RrGGK

 Sbunker

 Ëomen 4 Ëomen – Ë4Ë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024