Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë (Dokument)
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë (Dokument)
Hagaa
15/02/2026 - 22:07
Linku u kopjua

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet të hënën në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceran, të cilët nesër prej orës 11:00 do ta dorëzojë veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.

Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi.  

Veprimtari Sali Bislimi nesër do të dorëzojë ne Gjykatën Speciale këtë rezolute, ku tri vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran. Këta deputetë janë nga te gjitha partitë politike zvicerane.

Kjo rezolutë kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë.

Rezoluta do të dorëzohet nesër pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më poshtë vijon Rezoluta me 30 deputetë zviceranë të nënshkruar:


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026