Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku ishte ftuar në mbledhje të jashtëzakonshme për raportim drejtori i AKI-së Petrit Ajeti.
Deputetët e shumicës e kundërshtuan thirrjen e kësaj mbledhje që sipas tyre nuk është ftuar sipas rregullave.
Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu tha se kjo mbledhje e jashtëzakonshme është thirrur nga 1/3 e deputetëve lidhur me dyshimet që kanë dal në opinionin publik për përndjekjen e disa gazetarëve dhe vëzhgimin e tyre si dhe mesazhet e Dejona Mihalit që kanë dal në publik e që sipas saj dyshohet për ndërhyrje në institucione.
Sali Zyba deputet nga LVV propozoi që në rend dite si pikë e parë të ofrohet sqarim nga kryetarja Musliu se prej kujt ka pasur presion nga mediat për të ftuar në raportimin drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.“Cili është presioni i kryetarit e ke thirr mbledhjen e një komisioni me propagandën e sms-ve. Nuk mundem me qëndru me ta bë argatin e dreqit”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se me rregulloren e Kuvendit nuk lejohet ndryshimi i rendit të ditës.
E pas përfundimit të këtij diskutimi do të ketë konferencë për media nga kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.