Deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
rtkk-161024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri partitë parlamentare opozitare ia kanë mësyrë të mërkurën Radio Televizionit të Kosovës për t’u futur brenda lidhur me ankesën për mos transmetimin e seancës së jashtëzakonshme, por ata nuk u lejuan të hyjnë brenda. Opozitarët në një konferencë për media para transmetuesit publik shprehën pakënaqësitë ndaj këtij mediumi publik.

Mos transmetimin e seancës në kanalin qendror të RTK-së, opozita e vlerëson si të papranueshme, ‘mbytje e zërit të deputetëve dhe se kryeministri i vendit, Kurti ka në dorë Radio Televizionin e Kosovës’.

Kryetari i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pikërisht sot, qytetarët e Kosovës do të duhej të dëgjonin seancën e Kuvendit dhe të shohin se ‘si vidhen nga kapelat e zeza”.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj ka shtuar se sot ishte kulmi i “pafytyrësisë” dhe i shpresës që ka mbetur që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Sipas tij, kjo është mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta dhe mbytje e zërit të qytetarit përmes përfaqësimit prej të cilit kanë deleguar në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo e ‘shpërfytyron regjimin e kryeministrit Kurti se duhet të ndalet fjala, debati, argumenti’ dhe sipas tij, të mashtrojnë popullin duke fshehur të bërat e tyre.

Të tri partitë parlamentare opozitare, si simbolikë, në dyert e objektit të RTK-së, vendosën kapuç të zinj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024