Dënohet Manchester City
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester City është gjobitur me më shumë se 2 milionë funte nga Premier Liga për shtyrjen e fillimit të ndeshjeve. Kampionët arritën një marrëveshje sanksioni me ligën për 22 akuza të veçanta, të gjitha të lidhura me dy sezonet e fundit.

City u gjykua se kishte shtyrë fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së tyre të fundit të sezonit të kaluar, fitoren ndaj West Hamit, me dy minuta e 46 sekonda në ditën kur ata fituan titullin e katërt radhazi.

Gjobat variojnë nga 10,000 deri në 200,000 funte, më e ulëta për shkeljen e parë dhe më e larta si rezultat i ndeshjes nda West Hamit, përcjellë KosovaPress.

18 nga incidentet kanë të bëjnë me rifillimin pas pushimit, me vonesë dhe fillimin e vonshëm për një ndeshje, atë kundër Newcastle United gushtin e kaluar.

City pranoi vendimin e Premier Ligës, i cili u ratifikua nga një panel i pavarur prej tre personash. Pagesa duhet të bëhet brenda 14 ditëve nga ekzekutimi i kësaj marrëveshjeje sanksioni

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024