Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar Naim Smajlin me 25 vjet heqje lirie për shkak të veprave penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13.06.2022. i cili dënim do ta ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Më datën 13.06.2022, rreth orës 17:00, në Bajçinë të Podujevës, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen pronësore, i akuzuari Naim Smajli me dashje e kishte privuar nga jeta djalin e tij - E.S.
Naim Smajli, derisa i ndjeri kishte qenë duke kositur barin me traktor në livadhin e fqinjit të tyre, kishte shkuar te shtëpia e tij dhe e kishte marrë armën - pushkë automatike dhe të njëjtën e kishte futur në veturë. Posa kishte arritur afër vendit të ngjarjes ishte afruar në një distancë të afërt ndaj të ndjerit E.S dhe kishte shtënë disa herë në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të rënda, tani i ndjeri kishte vdekur.