Dënohet Leonardo Bonucci
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përplasja verbale dhe fizike me zyrtarin e Interit në fund të ndeshjes Juventus-Inter i ka kushtuar shtrenjtë qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci.

Incidenti ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në finalen e Superkupës së Italisë e cila përfundoi me fitoren e Interit me rezultat 2-1.

Bonucci u përplas me njërin nga anëtarët e stafit teknik të Interit i cili po e festonte golin e vonshëm të sulmuesit kilian, transmeton KosovaPress.

Për këtë veprim të tij, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë e ka dënuar qendërmbrojtësin e Juventusit me 10.000 euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025