Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër tre të akuzuarve Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasanise në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor të gazetarit Valon Syla.
Të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin veç e veç, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, thuhet në njoftimin e Gjykatws Themelore tw Prishtinws.
Gjykata gjithashtu njoftoi se të akuzuarve iu ndalohet masa e arrestit shtëpiak, ndërsa refuzohet kërkesa pasurore-juridike e palës së dëmtuar, pasi që gjykata vlerëson se nga të dhënat e grumbulluara në procedurë penale, nuk ka prova të mjaftueshme për realizimin e kësaj të drejte.
Aktakuza ndaj Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ishte ngritur më 4 gusht 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me arsyetimin se më 11 prill 2023, rreth orës 23:00, të njëjtit, të ndikuar nga ideologjitë ekstreme radikale të islamit, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin gazetarin Valon Syla, pasi që ky i fundit paraprakisht kishte shkruar në profilin e tij në “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa.