Dendias bisedoi me Lajçakun për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi
Lexohet për: 1 min.
ddd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar sot bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e ka informuar për vizitën në Prishtinë.

Ai ka potencuar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd - Prishtinë.”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar dje në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.

https://kosovapress.com/kurti-takoi-dendias-greqia-mbeshtetese-e-normalizimit-te-marredhenieve-kosove-serbi/
https://kosovapress.com/osmani-dhe-dendias-diskutuan-per-procesin-e-dialogut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025