Ousmane Dembélé, i cili u shpall "Lojtari i Ndeshjes" pas spektaklit në "Parc des Princes", u shpreh i lumtur me fitoren 5-4, por pranoi se Bayerni mbetet një rrezik i vazhdueshëm.
"Ishin dy skuadra që kërkojnë të sulmojnë dhe që nuk e vënë veten në dyshim. Ne e dimë që Bayerni është një ekip i klasit botëror, por edhe ne jemi të tillë. Jemi të kënaqur me rezultatin, pavarësisht se ishim në avantazh 5-2. Në fund ndaluam paksa lojën tonë dhe ata përfituan, por ishte një ndeshje e jashtëzakonshme," u shpreh sulmuesi francez për Canal+.
"Po, pres një ndeshje të ngjashme sepse jemi dy anë që duam të sulmojmë. Ne nuk do ta ndryshojmë filozofinë tonë. Ne duam të sulmojmë dhe ashtu duan edhe ata, kështu që mendoj se një tjetër ndeshje e madhe na pret. Do të shkojmë në Mynih me shpresën për të marrë fitoren që të kualifikohemi në finale," përfundoi ylli i PSG-së.
KosovaPress