Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra ka adresuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë Kurti për afera dhe skandale korruptive.
Ajo në një konferencë për media ka përmendur rastin e fundit të arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KRU Gjakova, Hasan Krasniqi në Bullgari më 19 shkurt, nën dyshimet për trafikimin e qenieve njerëzore.
Në fund të kësaj liste, Deliu ka përmendur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili, sipas saj, është kupola e gjithë këtyre keqpërdorimeve.
“Ambasadori Berishaj, si e dini, është përfshirë në një skandal të madh rajonal financiar, në tregtimin e energjisë elektrike, i cili dyshohet se peshon miliona euro, ndërsa vet ambasadori Berishaj dyshohet se ka përfituar 600 mijë euro nga filiali i kompanisë GEN-i me seli në Beograd”, ka thënë ajo.
Në fund të konferencës, deputetja Blerta Deliu-Kodra i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të trajtojnë me seriozitetin më të madh të gjitha aferat në të cilat është përfshirë Qeveria Kurti. /A. Shala/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.