Nga malet e thepisura deri te vija bregdetare me plazhet mahnitëse dhe qytetet plot histori, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet mesdhetare më të mira dhe më të lira për pushime në Evropë, shkruan Keith Austin në të përditshmen australiane delicious.com.au, transmeton KosovaPress.
Ku ndodhet Shqiperia?
Shqipëria kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Greqinë veriore. Ajo gjithashtu ndan kufijtë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në lindje.
Si të shkoni në Shqipëri?
Një mënyrë popullore për të hyrë në vend është të fluturoni në Korfuz dhe të bëni një udhëtim të shkurtër me traget për në Sarandë. Autobusët lëvizin në kufijtë tokësorë.
Ku të shkoni dhe çfarë të bëni në Shqipëri?
Secila prej tyre ka lënë gjurmë në vend si në aspektin social ashtu edhe në atë arkitekturor.
Si i tillë, vendi është i mbushur me kisha të mahnitshme, xhami, kështjella dhe 750 000 bunkerë të ndërtuar gjatë regjimit të Hoxhës.
Tirana ia vlen të vizitohet për të parë nga afër “çmenduritë” e regjimit të Hoxhës, ndërsa ata që kërkojnë aventura të largëta mund të eksplorojnë lumin më të egër ne Evropë, lumin e Vjosës dhe burimet termale të Benjës, në qytetin jugor të Përmetit.
Ku ndodhen plazhet më të mira në Shqipëri?
Vlora dhe Durrësi, më në veri, janë gjithashtu plazhe të njohura turistike.
Bregdeti në veri të Sarandës është i mbushur me plazhe të vogla, të izoluara si Lukova dhe Buneci, ku restorantet ofrojnë ushqime, si peshk dhe birrën e shkëlqyer vendase, “Birra Korça”.
Deti në Shqipëri është i pastër, i kristaltë dhe i qetë, por kini parasysh se shumë plazhe janë me gurë dhe jo me rërë.
Çfarë kuzhine shërbehet në Shqipëri?
Një ushqim popullor dhe shumë i lirë është byreku, i mbushur me djathë, spinaq, mish ose qepë. Pica gjendet pothuajse kudo.
A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?
Në qershor të vitit të kaluar pagova rreth 2 dollarë për një kafe, në një kafene buzë detit në Sarandë .
Një birrë vendase kushton rreth 1,61-3,22 dollarë. Një pjatë me mish viçi dhe perime kushton afërsisht 8,05 dollarë.